Në lajme

Wikipedia (Enciklopedia e lirë), synon krijimin e një enciklopedie të plotë, pa gabime, në të gjitha gjuhët, e korrigjueshme nga të gjithë dhe e lirë për përdorim. Uikipedia përdor teknikën Wiki si mjet bashkëpunimi midis autorëve.

Çdokush prej jush mund të kontribuojë vullnetarisht me dijen e tij për zgjerimin e mëtejshëm të kësaj enciklopedie të lirë. Hapat fillestare janë më se të thjeshta. Shikoni edhe këtu.
Vini Re! - Jeni të lutur të emëroni faqet që krijoni në trajtën e shquar dhe të përdorni germat Ë, Ç, ë, ç në fjalët e duhura.

Artikulli i javës
Artikulli i javës

Ballaban Badera ishte gjeneral i ushtrisë osmane me prejardhje shqiptare i cili në shekullin XV ishte kryekomandant i Sulltanit Mehmeti II gjatë Rrethimit të dytë të Krujës, ku ai ishte në krye të ushtrisë osmane që masakroi rreth 14 000 njerëz.

I lindur në fshatin BaderëMat, në një familje të krishterë, u vu në shërbim të osmanëve më 1430 dhe u ngrit në rangun e pashait në kohën e Sulltan Mehmetit II. Flitet që ka qenë i pari i cili u ngjit në muret e Konstandinopojës gjatë betejës1453 duke shënjuar fundin e Perandorisë Bizantine. Në periudhën 1464-1465 ka qenë sanxhakbej i Ohrit, dhe qe ndër gjeneralët e dërguar kundër Skënderbeut, të cilin e luftoi në disa beteja, më 1464 dhe 1465 në betejën e Vajkalit, të Meçadit, Betejën e Dytë të Vajkalit dhe atë të Kasharit. Në 1466-1467 ishte kryekomandant i osmanëve në Rrethimin e dytë të Krujës, ku edhe vdiq i vrarë. Të gjitha betejat kundër Skënderbeut i humbi, por, mbas pushtimit të Shqipërisë nga osmanët, u shndërrua në figurë të nderuar të myslymanëve të zonës së Petrelës, ku kishte edhe një tyrbe, e cila u shkatërrua në 1967, dhe nderimet kundrejt tij mbaruan.

Lexo më tej...

Aktualiteti
Aktualiteti

Temat kryesore : Kriza në zonën e euros

  • 6 tetor 2017 Çmimin Nobel për Paqe e mori Fushata ndërkombëtare kundër armëve nukleare (ICAN) për shkak “të punës që të tërheqë vëmendjen për pasojat katastrofale e humanitare që mund të ketë përdorimi i armëve nukleare dhe tentimeve për të arritur një marrëveshje për parandalimin e këtyre armëve”.
  • 3 tetor 2017 Tre shkencëtarët Rainer Weiss, Barry Barish, dhe Kip Thorne fituan Nobelin e Fizikës si personat kyç në punën e Observatorit LIGO, i cili mat dhe deformimet më të vogla që valët i shkaktojnë hapësirës dhe kohës kur kalojnë nëpër Tokë.
  • 13 maj 2017 - Një protestë e madhe me pjesëmarrjen e qindra mijra vetëve zhvillohet në Tiranë për largimin e Kryeministrit Rama dhe krijimin e nje qeverie teknike per organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
  • 6 shkurt 2017 - Shkrimtari i madh shqiptar Dritëro Agolli, vdes në moshën 89 vjeç.

Kanë ndodhur më 14 janar
Kanë ndodhur më 14 janar
Shkrimtari amerikan Edgar Allan Poe.
  • 1832 - Shkrimtari amerikan Edgar Allan Poe shkroi tregimin e tijë të parë të shkurtër "Metzengerstein". (figura)
  • 1943 - LDB: Franklin D. Roosevelt dhe Winston Churchill filluan Konferencën e Kazablankës për të diskutuar strategjinë dhe për të studjuar fazën e ardhshme të luftës.
  • 1954 - Hudson Motor Car Company u bashkua me Nash-Kelvinator Corporation dhe formuan American Motors Corporation.
  • 1975 - Lesley Whittle u kidnapua nga Donald Neilson, i njohur si "the Black Panther" (shqip: Panteri i Zi).
  • 1994 - Presidenti amerikan Bill Clinton dhe ai rus Boris Yeltsin nënshkruan Marrëveshjen e Kremlinit.

Lexo në një gjuhë tjetër